BoksSport

Boksieri Agron Xhila fiton titullin Afrikan!

Boksieri profesionist Agron Xhila (22) nga Struga, që jeton në Zvicër mundi Mustapha Noor (34) nga Uganda me pikë, në Najrobi, me vendim teknik (mjekët e kanë ndaluar luftën, për shkak të gjakderdhjes).

Në Nairobi (Kenia) Agron Xhila më 2 tetor fitoi titullin e Afrikës dhe Europës Qendrore dhe Lindore, në peshat cruiserëeight.
Agron Xhila, drejt Nairobit-Kenia, ka udhëtuar një javë para përballjes, për tu akomoduar, aklimatiziar dhe adaptuar në kushtet afrikane, pasi kishte pranuar ftesën për një dalje në rind për titullin vakant të Europës Qëndrore dhe Lindore dhe Afrikës. Bashkë me të ka udhëtuar edhe menaxheri Oliver Düetschler.

Ftesa ishte dërguar nga promotori Odhiambo Julius (Team Boxing Promotion), për një përballje për titullin e Afrikës dhe Europës Qendrore dhe Lindore kundër Mustapha Noor, nga Uganda. Ky titull është veçanërisht i vlefshëm në Afrikën Lindore (Sudan, Kenia, Ugandë, Tanzani, Ruanda, Burundi) dhe gëzon një reputacion shumë të mirë, sepse ate e kanë mbajtur boksierët e njohur afrikan: Lolenga, Michael Kizza si dhe Shadrack Kipruto.

Kundërshtari Mustapha Noor nga Uganda është një boksier i mirë në boksin amator dhe bëri debutimin e tij si profesionist që në vitin 2005. Si një profesionist, ai, ka luftuar vetëm për boksier shumë i fortë si kampion bote Akhasamba Joseph 1988, Raymond Ochieng Onyango dhe Samson prej të cilit ka pësuar me pikë. Megjithatë, ai bëri një barazim kundër Raymond Ochieng (në gala-boxed të Klitschkos në Schalke).

Mustapha Noor, në matjet zyrtare shkurt ka deklaruar: “Kjo është një ëndërr që unë mund të luftojë në shtëpi para miqve të mi për titullin e Afrikës!”

Agron Xhila, është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Kenyatta” nga ushtria keniase, të cilët e kanë shoqëruar në kampin e tij. Ai u prit në audijencë nga presidenti Mëai Kibaki dhe ishte mysafir i katër stacione televizive, si dhe u shënua në librin e artë të qytetit të Nairobi. Ai kishte dhënë intervista të shumta për TV dhe gazeta kombëtare.
Duke u ngjitur në ring, që në fillim të raundit të parë, Agron Xhila menjëherë vendosi kontrollin e plotë, duke goditur disa herë me goditje të sakta në kohë dhe trup kundërshtarin. Kështu vazhdoi edhe gjatë raundit në vijim. Në ndërkohë, Mustapha Noor, përpiqej që më të gjitha mjetet dhe domosdoshmërisht të fitojë këtë luftë. Të gjithë spektatorët ishin ngritur në këmbë duke përqëndruar shikimin drejtë në ring. Atmosfera ishte e shkëlqyer. Pasi që vërejti se për Mustapha Noor po bëhet gjithnjë e më vështirë për ta mposhtur Agron Xhilën, ku të dy boksierët harxhuan mjaft forcë dhe energji, kur në sallë mungonte ajri i kondicionuar- aëjr të patër.

Lufta e planifikuar të zgjasë 10 raunde, për fat të keq përfundoi në raundin e pestë, pasi Mustapha Noor, goditi disa herë me kokë ballin e Agron Xhilës, duke i shkaktuar një plagë në arkadën e tij, që gjakoste gjithnjë e më shum dhe mbulonte fytyrën e boksierit. Në fund të raundit të 5-të, në pushim erdhën ekipi i mjekëve për të shikuar nga afër lëndimin dhe pas konsultimit të referit në rin Kiremi Billy refer i ËBC me referët anësor, të cilët dhanë vlerësimin e tyre: Francis Olando 50-45 , referi Abdul Sendeko 50-46 ndërsa Less Less Muiriri 50-44 , Kiremi Billy solli vendimin për ndrëprerje të luftës, duke shpallur Agron Xhilën fitues.

Agron Xhila, në bisedën telefonike e përsëriti deklaratën e bërë në Nairobi të Kenias, me fjalët: “Është për të ardhur keq se lufta ishte vetëm aq e gjatë. Por kur mjeku i ringut e ndalon luftën për shkak të lëndimit, secili është i detyruar të respektojë këtë vendim. Shëndeti është gjithmonë një prioritet të lartë. Unë tani do të qartësojë të gjitha të ngjarat në Zvicër. Kundërshtari im Mustapha Noor kishte një kokë të betonit, dhe u përpoq me të gjitha mënyrat ta fitojë këtë luftë. Por unë jam i lumtur që pas kaq kohe të shkurtër si një profesionist, të fitoj një titull në vendet e huaja! ”

Rregullat e Federatës së Afrikës, parashofin që kur një luftë për shkak të lëndimit (pa dashje, pa qëllim pa hile), duhet të ndalet, atëhere duhet të mirren fletënotimet me rezultatet momentale të referëve. Referët në shënimet e veta kishin këto rezultate: 50:45, 50:45 dhe 50:44 të gjithë në favor të Agron Xhilës, që e shpallën ate Kampion të Afrikës dhe Europës Qendrore dhe Lindore.

Brezi i Kampionit iu dorëzua Kryetari i Federatës së Boksit Afrikan.

Agron Xhila, vetëm pas 4 përballjeve në boksin profesionist stoliset me një titull, dhe tani është i detyraur disa kohë të pushoje, sepse planifikon që më 13 nëntor, ai do të jetë në shoqërim të Nuri Seferit, që planifikon një përballje për titull të ËBO në Shkup, më 13 nëntor.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button