Bosi italian i mafias nuk ndalej as prapa hekurave – tregohet se si kafshoi dhe gëlltiti gishtin e një roje burgu
Një bos mafioz sicilian që është duke vuajtur një dënim të përjetshëm i kafshoi dhe gëlltiti gishtin e një roje burgu, sipas një raporti italian të lajmeve.
Sipas mediave të huaja, Giuseppe Fanara, 60 vjeç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia të Romës, sulmoi shtatë rojet në qershor kur ata erdhën për të inspektuar qelinë e tij, njoftoi e përditshmja Il Messagero.
Fanara, nga klani famëkeq i Cosa Nostra, ishte nëntë vjet në dënimin e tij nën regjimin e ashpër të burgut të Italisë që zbatohet zakonisht për anëtarët e mafias.
Regjimi i ashpër i burgut izolon bosët mafiozë plotësisht për t’i parandaluar ata që të drejtojnë klanet e tyre pas hekurave.
“Gjatë grindjes ai (Fanara) i kafshoi duke i këputur gishtin e vogël, agjentit në dorën e tij të djathtë”, tha gazeta.
“Gishti u zhduk, duke bërë që një prokuror i Romës të konkludonte se ishte ngrënë”.
I burgosuri gjithashtu sulmoi gjashtë roje të tjerë, duke përdorur një shkop fshese si një armë.
Fanara që atëherë është transferuar në burgun e Sassari të sigurisë së lartë të Sardenjës, tha gazeta, duke shtuar se ai tani përballet me akuza të reja, duke përfshirë sulm të ashpër dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Ndryshe, thuhet se në fillim të këtij viti Italia vendosi të lirojë bosët e moshuar dhe mafiozë të dobët – duke përfshirë disa që i përkasin Cosa Nostra me ndikim.
Ky vendim ndezi një protestë, duke e detyruar ministrinë e drejtësisë të kthehej dhe të rishikonte vendimin e lirimit.