VIP
Brad Pitt la drogën për karrierën
Brad Pitt ka zbuluar se ai ka ndërprerë konsumimin e kanabisit për shkak se ka dashur t’i kontribuojë jetës së tij duke iu përkushtuar karrierës.
48 vjeçari nuk e ka fshehur faktin se ai ka përdorur marijuanë me të madhe në fundvitet e 90-ta dhe kjo teksa ai ishte në kërkim të famës.
“Unë kam thithur sa kam mundur, por në një moment m’u shndërrua në kërdi. Në fund erdha në përfundim të thjeshtë se dua të bëj diçka në jetën time dhe t’i jap vlerë mundësive, kështu që fillova të mendoj ndryshe në dekadën e re”, potencoi Pitt i cili ka gjashtë fëmijë me bukuroshen Angelina Jolie.