VIP

Bukuroshja shqiptare përfaqëson Gjermaninë në Miss world 2012

Martina Ivezaj, është shqiptarja e parë që do të përfaqësojë Gjermaninë në Miss World, spektakli më i madh i bukurisë në botë, ku tashmë është konfirmuar pjesëmarrja e vajzave nga 100 vende të botës.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ndërsa me prejardhje është nga Mali i Zi.
Këtë vit, Martina do të udhëtojë drejt Kinës për të përfaqësuar Gjermaninë në garën e bukurisë, që këtë vit do të mbahet në Kinë me 18 gusht.

Bukuroshja 21-vjeçare, ka kohë që ka pushtuar revistat dhe pasarelat e modës në Evropë dhe SHBA dhe me të drejtë mund të thuhet se tanimë ka një karrierë ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button