KosovaLajmePolitika

Burri i presidentes Jahjaga skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

jahjagaMediat sllovake kanë kritikuar sot bashkëshortin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi që në samitin e presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore ka ardhur pa veshje serioze dhe kravatë, duke shkelur protokollin shtetëror sa i përket kodit të veshjes.

Tabllodi sllovak Topky.sk në sajtin e vet ka vendosur një fotografi të presidentes Jahjaga me burrin e saj pa kravatë, me këmishë të thjeshtë dhe një xhemper të mbështjellë rreth dorës.

“Kjo mund të merret edhe si mos respektim ndaj shtetit sllovak si nikoqir i samitit pasi që Bratislava zyrtare nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan në artikull, transmeton orainfo.

“Bashkëshorti i presidentes është pjesë e delegacionit zyrtar dhe duhet ra respektoj protokollin. Ai nuk po shkon të luaj golf. Ky është samit zyrtar dhe duhet ta di këtë. Edhe presidentja është dashur ta dijë”, ka thënë për Topky.sk ekspertja për protokoll, Olga Perushkova.

Sipas saj, ky është mos respektim për Sllovakinë si vend nikoqir.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button