Çamçakëzi redukton stresin dhe përmirëson performancën
Gjatë një eksperimenti të shkencëtarëve australianë, personat që përtypnin çamçakëz gjatë një testi të stresit, dëshmuan që vëmendja e tyre dhe kujtesa e tyre filluan të përparonin.
Gjithashtu, ata dëshmuan të kenë nivel të hormonit kortizol 16% më të ulët. Përtypja e stimulon rrjedhjen e gjakut në nofull, dhe ka shanse të mira që e stimulon edhe rrjedhën e gjakut në tru. Oksigjeni shtesë me këtë rrjedhje të rritur të gjakut e rrit kthjelltësinë
mendore, dhe do të ndiheni më pak të stresuar.
Eksperimentet laboratorike kanë treguar se gjatë stresit të lehtë, personat që përtypin çamçakëz e zvogëlojnë nivelin e stresit për 16 %, derisa kur është në pyetje stresi i rëndë, deri në 1/10 të ngjashme janë përqindjet edhe kur është në pyetje rritja e koncentrimit. /