VIP
Cameron Diaz: Përmirësohem me kalimin e viteve
Cameron Diaz ka deklaruar për revistën amerikane ‘Cosmopolitan’ se në moshën 38-vjeçare ndjen se është përmirësuar dhe kjo falë momenteve të këqia në jetë.
“Mendoj se kalimi i kohës të bën më të mirë. E di se çfarë të duhet dhe je më i fortë mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht”, u shpreh aktorja.
Gjithashtu, Diaz theksoi se nuk shqetësohet më për opinionin e të tjerëve: “Është jeta ime dhe e jetoj siç dua unë.”