Aktorja do të marrë këtë shpërblim më 30 mars dhe drejtuesi i CinemaCon, Mitch Neuhauser, ka thënë se ajo ka qenë një yll “i pakrahasueshëm” i ekranit.
“Që kur ka bërë debutimin e saj në ekranin e madh në “The Mask“, Cameron Diaz, ka vazhduar të joshë vëmendjen e audiencës anekënd botës me sharmin e saj të pashmangshëm, ritmin e lindur komik, dhe praninë e pakrahasueshme në ekran”.
“Që nga komedia “There`s Something About Mary“, deri te filmi aksion “Charlie`s Angels“, dhe te “Being John Malkovich“, Diaz ka dëshmuar para publikut se ajo mund të marrë çdo rol dhe ne jemi të kënaqur që do t`i japim kësaj aktoreje të mrekullueshme shpërblimin Ylli Femër i Vitit nga CinemaCon”, ka thënë Neuhauser.