VIP
Catherine Zeta-Jones e lumtur me Michael Douglas
Bukuroshja e Hollywood-it, Catherine Zeta-Jones, shprehu lumturinë pasi bashkëshorti i saj, aktori Michael Douglas, deklaroi se e ka fituar tashmë betejën me kancerin në fyt.
66-vjeçari Douglas tha se tumori u zhduk 6 muaj pas diagnozës.
Catherine u shpreh: “Jam shumë e lumtur për trajtimin që iu bë bashkëshortit tim nga mjekët. Viti i Ri nisi mbarë.”
Tashmë Michael Douglas po rifiton peshën e tij pasi humbi rreth 15 kg nga radioterapia dhe kimioterapia.