Dashuria

Çdo i shtati person nuk është i lidhur me “dashurinë e jetës së tij”

shtratDuke kërkuar personin e përshtatshëm, megjithatë shumica heqin dorë dhe kënaqen me të parin që e takon.

Studimet kanë treguar që edhe nga ata të cilët nuk janë të lidhur me “të vërtetin/të vërtetën”, 73 për qind e tyre janë me partnerin, sepse dashuria e vërtetë u ka ikur nga dora. Një e katërta e të të pyeturve ka theksuar që në një moment kanë qenë të dashuruar me dy persona njëkohësisht.

Studimet e bëra në 2.000 persona kanë treguar që edhe 17 për qind e të të pyeturve kanë njohur dashurinë e jetës së tyre, derisa kanë qenë në lidhje serioze me dikë tjetër. 46 për qind e tyre kanë thënë që janë të gatshëm ta braktisin personin me të cilin janë në lidhje për të qenë me dashurinë e vërtetë.

Është konstatuar që meshkujt janë më besnikë ndaj partnereve sesa femrat, duke pasur parasysh që 37 për qind e tyre kanë thënë që do të qëndronin bashkë në lidhje, transmetojnë mediumet britanike.

Studimet gjithashtu kanë treguar edhe atë që njerëzit mesatarisht dashurohen vetëm dy herë në jetë, ndërkaq zemra u thyhet vetëm njëherë.

60 për qind e të të pyeturve kanë thënë që u janë nevojitur 10 javë ta kuptonin që ai/ajo është i vërteti/e vërteta, ka konstatuar ky studim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button