LajmeMaqedonia

Çdo i treti është i varfër

Në Maqedoni çdo person i tretë ose 31,1 për qind e popullatës është e varfër, ndërsa në Bashkimin Evropian në varfëri,në ose në prag të ekzistencës jetojnë rreth 80 milionë njerëz ose 17 për qind (çdo i pesti). Fushata, motoja e së cilës është “Çdo i treti në Maqedoni çon jetë të mjeruar”, do të zgjasë në dy muajt e ardhshëm deri në fund të këtij viti, ndërsa parashikon definim të zgjidhjeve konkrete për tejkalimin e varfërisë përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta dhe diskutimeve me të gjitha palët e prekura. Ideja është që të ngrihet vetëdija publike, të dërgohet mesazh se varfëria nuk është problem individual, por se i prek të gjithë dhe se secili duhet të mendojë si mund të kontribuojë për zvogëlimin e saj. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Marjanço Todorovski tha se Maqedonia këtë vit e miratoi Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimit social viti 2010-2020. Sipas tij një nga mënyrat më të mira për luftën kundër varfërisë, është rritja e punësimit.
Ndërsa Nafi Saraçini nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni tha se prapa statistikave të varfëra qëndrojnë njerëz, familje, gra, burra, persona të moshuar, të rinj të papunësuar, kategori të margjinalizuara. “Nga ky këndvështrim është shumë me rëndësi të kihet parasysh se të gjithë jetojnë në kushte të vështira jopërkatëse. Për këtë nuk duhet të flitet shumë, por duhet të mendohet për aktivitete konkrete”, tha ai. Sipas konsullit të Austrisë në Maqedoni, Suzane Shmid, eliminimi i varfërisë kërkon aktivitete të koordinuar mes shtetit dhe sektorit qytetar. Fushata kombëtare për luftë kundër varfërisë dhe përjashtimit social ndërlidhet me atë evropiane që zbatohet në të gjitha vendet-anëtare të BE-së. Organizatore është Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë (PMKV) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Aktivitetet në dy muajt e ardhshëm do të përcillen edhe me transmetime të video spoteve në radio dhe televizione në Maqedoni.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button