Shendetesi

Çfarë i ndodh organizmit kur hani pas orës tetë në darkë

Të gjithë e kemi dëgjuar paralajmërimin se nuk duhet të hash darkë pas orës tetë, ose do të shtosh në peshë. Por metabolizmi ynë nuk është se ndalon së punuari në darkë. Prandaj çelësi i suksesit qëndron tek raporti i kalorive, që konsumoni dhe atyre që digjni.

Gjithsesi nëse flasim për personat, që duan të bien nga pesha është mirë që të mos konsumojnë produkte të rënda gjatë darkës. Shumica e personave e arrijnë limitin e kalorive ditore brenda darkës dhe prandaj këshillohet që të mos konsumojnë më ushqime gjatë darkës.

Por nëse ju e keni llogaritur që sasinë e kalorive ditore ta konsumoni në një orar më të zgjatur, këtu nuk ka asnjë problem në lidhje me rënien nga pesha. Duke thënë këtë është e rëndësishme që të vini re se çfarë keni konsumuar para orës tetë të darkës. Nëse e keni tejkaluar me ndonjë vakt të plotë, apo nuk keni ecur mjaftueshëm për të djegur disa prej kalorive, është e mira që të mos bini në mëkat.

A mund të digjni kalori gjatë gjumit?

Përmes një procesi të komplikuar, mëlçia përdor glikogjenin për të rregulluar nivelet e sheqerit. Por kur kjo substancë prodhohet me shumicë, fillon dhe grumbullohet si masa dhjamore në trup. Pra nëse keni uri gjatë natës kini kujdes me ushqimin që zgjidhni për të ngrënë. Zgjidhni frutat ose perimet dhe qëndroni larg ëmbëlsirave apo ushqimeve me yndyrë. Një këshillë për ju; provoni të konsumoni një filxhan me çaj qetësues siç është kamomili, dafina apo sherebela.

Hani një darkë të plotë

Sigurohuni që të konsumoni një vakt sa më të plotë që do të largojë nevojën për të ngrënë pas saj. Këshillohet që të qëndroni larg ushqimeve me karbohidrate dhe me yndyrna të plota. Pini shumë ujë dhe pastaj mbylleni ditën me një filxhan me çajin tuaj të preferuar.

Lani dhëmbët para se të flini

Jo vetëm për higjeni dhe përkujdesjen e dhëmbëve, por edhe si një mekanizëm që ju ndërpret urinë. Njësoj si çamçakëzi, edhe pasta e dhëmbëve krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju heq mendjen nga ushqimi.

Flini në një orar të përshtatshëm

Ndonjëherë kur rrini zgjuar deri në orët e vona mund të bini e pre e ngrënies së pa menduar. Pra ju thjesht hani se nuk keni çfarë të bëni, apo thjesht jeni të mëzitur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button