Teknologji

Çfarë ndodh në internet në 60 sekonda

Çfarë ndodh në këtë moment në botën e internetit? Pikërisht tani, çfarë bëjnë miliona personat e lidhur në rrjet?

“Go-Gulf” është përpjekur t’i japë një përgjigje këtyre peytjeve me një inforgrafikë të Shanghai Web Designers.

Në 60 sekonda rezultoi se nga aktiviteti i përdoruesve të internetit në të gjithë botën, janë dërguar gjithsej 168 milionë email, ndërsa janë ngarkuar 6600 foto në portalin Flickr.

Çdo 60 sekonda serverat e Google iu përgjigjen 694445 pyetjeve të bëra dhe në YouTube u publikuan 600 video të reja.

Në FB u azhornuan 695 mijë statuse dhe u postuan 510 mijë komente, në Tëitter u krijuan 320 profile të rinj dhe u gjeneruan 98 mijë mesazhe me 14 karaktere.

Gjatë këtyre momenteve udhëtojnë në rrjet më shumë se 370 mijë telefonata të bëra nga Skype.

Përdoruesit jo vetëm shkarkojnë aplikacione për iPhone (13 mijë çdo sekondë), por edhe broëser si Firefox, më shumë se 1700 në minutë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button