Çfarë roli ka dashuria?
Kjo është një pyetje që gjithsecilit nga ne i vjen vetvetiu në mendje. Përgjigja vjen nga shkencëtarët që tregojnë se dashuria është jo vetëm një ushqim për mendjen por edhe për trupin.
Është vërtetuar se vetmia dhe izolimi nga njerëzit është “sëmundja” më me pasoja psikologjike dhe si pasojë edhe shëndetësore. Akoma një tjetër “çudi” e qenies njerëzore është fakti se si intimiteti mbron dhe bëhet barriera jonë ndaj sëmundjeve.
Studimet kanë treguar se kur njerëzit ndjejnë dashurinë e të tjerëve apo japin dashuri ata, jetojnë më gjatë, ndjehen më të lumtur, kanë shëndet më të mbrojtur, preken më pak nga sëmundje të ndryshme, kanë tendencë të kenë shëndet kardiovaskular më të mirë, bien më rrallë në depresion.
Angazhimet e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni, çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë në seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet.
“E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj në lidhje me partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të jetonin gjithmonë në atë fazë. Nuk është vetëm kohëzgjatja ajo që e bën cilësor një raport.
Gratë kanë dëshirë më rrallë se burrat për të bërë dashuri, sepse gruaja, më shumë se burri shpërqendrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike.
Njerëzit që janë përqendruar shumë tek imazhi, e jetojnë më me shqetësim plakjen, që padyshim sjell ndryshime hormonale. Për burrin, kur e vë re se ka nevojë për stimulime më të zgjatura për të arritur ereksionin apo pakësimi i lubrifikimit për gruan mund të sjellë shqetësime.
Pastaj edhe muskujt janë më pak elastikë duke bërë që disa pozicione të mos jenë më të praktikueshme. Por nëse e gjitha kjo është një ligj i natyrës, sido që të jetë ekziston mundësia për të gjetur një seksualitet të ri. Ose më mirë një stil të ri.