Çfarë të hani për mëngjes?
Sipas qëndrimit të “American Dietetic Association”, mëngjesi i mirë përfshin qumështin light ose produktet e qumështit si burim të mirë proteinave e kalciumit, pjekurina integrale ose drithëra, pemë ose lëng pemësh dhe disa vitaminave dhe mineraleve.
Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme. Si burim i proteinave, përveç qumështit dhe produkteve të qumështit, mund të shërbejnë edhe gjalpi i kikirikut, vezët dhe bimët bishtajore, por edhe pijet me proteina.
Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.
Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem – kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme.
Edhe një ide për adhuruesit e gjërave të ëmbla është qulli i tërshërës me fruta të freskëta malore dhe arrore, me shtesa eventuale të mjaltit ose sheqerit të kaftë.