VIP

Cheryl në Cannes për vetëm 150 minuta

Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, do ta promovojë këngën e re dhe filmin e ri në Londër, teksa është ftuar në festivalin më të madh europian të filmit për të qëndruar vetëm ‘disa’ minuta.

Kompania L’Oreal e ka paguar yllin britanik që të fluturojë në Kanë për të marrë pjesë në festivalin e filmit për vetëm 150 minuta, pasi duhet të kthehet në kohë në Londër për të promovuar filmin e ri “What To Expect When You’re Expecting”.

“Është agjendë e ngjeshur për Cheryl për momentin, pasi ajo duhet të lansojë këngën rikthyese “Call My Name”, që ka koinciduar me lansimin e filmit të ri. Por, ajo ka planifikuar të shkojë edhe në festivalin e Cannes, së bashku me një zëdhënëse të L’Oreal. Vizita e saj është precizuar në mënyrë ushtarake. Ajo shkon në festival, merr pjesë në një ‘party’ dhe largohet në kohën kur njerëzit më vështirë largohen. Kostoja është astronomike, por është me rëndësi që Cheryl të jetë atje”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button