VIP
Chris Brown kërkoi ndarjen nga Rihanna
Ylli amerikan, Chris Brown, thuhet se është ndarë vet nga Rihanna, për shkak se ai ishte lodhur nga drama që ka rrethuar lidhjen e tyre.
Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me”, i cili është ende duke në liri me kusht për rrahjen që i bëri Rihannas në vitin 2009, thuhet se ishte përsëri vet ai që i dha fund marrëdhënies me Rihannan, për t’u bashkuar me ish të dashurën Karrueche Tran.
“Karrueche nuk është e pakontrolluar sikur Rihanna dhe kështu kjo është arsyeja pse Chris e zgjodhi atë. Ajo nuk bën dramë për gjëra palidhje dhe ajo është vajzë e mirë”, theksoi një burim.
Besohet se arsyeja tjetër pse Chris zgjodhi modelen Karrueche Tran ishte për shkak se ajo nuk është aspak xheloze për dallim prej Rihannas.