Christina Aguilera: “Ndihem më seksi se kurrë”
Christina Aguilera është këngëtarja e suksesshme e popit, dansit dhe baladës së papërsëritur. Vajza e dalluar për talentin dhe bukurinë hespanike u bë e famshme nga një talent show.
Rruga që ka bërë për të arritur sukses jo vetëm si këngëtare, por dhe kërcimtare, aktore apo ikonë e modës. Djali i saj Max është gjithçka që e bën të lumtur, pas divorcit me Jordan Bratman, ish producenti i saj
Pas Britney Spears, Christina Aguilera është përmendur si një nga këngëtaret më të suksesshme të viteve ’90 në muzikën pop. Ndryshe nga shumë moshatarë të saj, Aguilera ishte një nga këngëtaret e talentuara, dhe profesioniste. Ajo shfaqet në industrinë muzikore me balada, këngë R&B, si dhe grupe kërcimtarësh të cilët i shoqëronte gjithmonë duke bërë lideren në skenë. Vajza me origjinë hespanike, me sytë blu e flokët biond bëri për vete shumë fansa në mbarë botën. E lindur në 18 dhjetor, me prindërit që vinin nga Irlanda dhe Ekuadori u detyruan të zhvendoseshin në Filadelfia për shkak të punës se babait.
Kënga e parë me të cilën bëri famë ishte “Genie in a bottle” e cila shoqërohet nga një tjetër sukses “What a girl wants”. Në vitin 2000 ajo prezantohet me “I turned to you” duke fituar çmimin “Grammy” si artistja më e mirë femër e atij viti. Pas kësaj, emri i saj u konsolidua fort në skenë e muzikë duke shitur mijëra albume e duke u bërë një nga artistet më të paguara.
Përsa i përket jetës private Christina nuk është komentuar shumë për lidhje të gjata. Martesa me Jordan Bratman, producentin e saj muzikor ka qenë një nga dashuritë më të spikatura të artistes. Në vitin 2002 ata martohen duke sjellë në jetë djalin Max, pikërisht në 2005-ën. Vetëm para pak ditësh media ka komentuar në lidhje me divorcin prej bashkëshortit të saj. Christina po përjeton momente të vështira, edhe pse ishte vendim i përbashkët për t’i dhënë fund martesës. Akoma nuk ka një tjetër person pranë, edhe pse është e gatshme për një dashuri të re.
Intervista
Sa kohë keni që këndoni dhe performoni?
Të them të drejtën kam kënduar që e vogël, në moshën dy vjeçe. Edhe kur luaja me shoqet, edhe kur shtroja një tavolinë, apo në dush ku shampoja bëhej mikrofoni im deri te lokalet e natës më vonë, në festat e shkollës dhe ja ku jam sot. Muzika ka qenë dhe do të mbetet pasioni im i hershëm.
Cila ka qenë frika juaj më e madhe në përballjen me industrinë muzikore?
Kam menduar në përgjithësi për projektet e mia, si do t’i realizoj, mënyrën se si do të krijoja suksesin tim. Në rrugën për të përmbushur ëndrra ka dhe frikë por ajo mposhtet kur mendon për skenën, shumë gjëra që tashmë i kam realizuar e për të cilat kam luftuar vërtet. Artistët janë individë, që do të thotë se frika dhe pasiguria për të ardhmen i ndjek vazhdimisht. Dikur e ndieja më shumë ndërsa sot jo dhe aq.
Cilët janë këngëtarët që kanë influencuar më shumë te ty si artiste?
Jam rritur duke dëgjuar artistë si Whitney Houston, dhe kam pasur një preferencë të jashtëzakonshme për Mariah Carey. E admiroj teknikën dhe stilin e saj. Pëlqej shumë edhe Brian McKnight, madje mund të them që është një ndër vokalistët më të mirë meshkuj.
Nëse nuk do të merreshe me muzikë, çfarë do të bëje tjetër?
Nuk e imagjionoj dot veten duke bërë gjëra të tjera përveç asaj që po bëj tani. Nuk e di, ndoshta mund të merresha me diçka por që duhet të ishte patjetër argëtuese. Ndoshta do të menaxhoja ndonjë restorant fast-food. Do të më pëlqente.
Shumë i kanë komentuar videot e tua të fundit të ngjashme me ato të Lady Gaga. Madje edhe ritmet e këngëve duket se kanë ngjashmëri.
Po, mund të kenë ngjashmëri për faktin se unë jam një këngëtare popi dhe më pëlqen vazhdimisht të eksperimentoj. Nuk më pëlqejnë vetëm këngët e qeta apo baladat e fuqishme romantike, me të cilat jam prezantuar. Kënga “Not myself tonight”, është stil i ngjashëm me “Dirty” apo të tjera të cilat i kam prezantuar kohë para shfaqjes së Lady Gagas në skenë. Por më pëlqejnë performancat e saj dhe e vlerësoj si artiste.
Sa i rëndësishëm është seksualiteti në muzikë. Ju vetë sa seksi ndiheni?
Seksualiteti është i rëndësishëm në muzikë, por jo gjithçka. Sot ka shumë këngëtarë që me trupin e tyre dhe mënyrën se si performojnë kanë bërë bujë. Një prej tyre është edhe Madonna e cila në videot e saj të hershme fitoi famë ndërkombëtare me lakuriqësinë dhe erotizmin që diti t’ia bashkëngjisë këngës. Më ka pëlqyer të ndjek shembullin e saj. Por mund të them se ndihem mirë me veten time. Nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq seksi. Ndihem shumë mirë me trupin dhe lëkurën time.
Bëni shumë ushtrime?
Pas lindjes së djalit pashë se trupi im kishte nevojë për ushtrime. Ndaj jam treguar e kujdesshme jo vetëm me to por dhe ushqimet. Kam bërë gjashtë ditë në javë palestër për t’u ndier jo vetëm e rregullt fizikisht, por dhe e çliruar. Palestra më ndihmon jo vetëm fizikisht. Pastaj të dielën kam pushim absolut. Ha shumë patate të skuqura. Është ushqimi im i preferuar, ashtu si mishi i pjekur dhe ëmbëlsirat.
Tashmë keni një djalë të vogël, Max. Çdo të thotë të jesh nënë?
Është shumë bukur. Kur sheh që ke sjellë në jetë një krijesë të vogël e të pafajshme je gati të bësh çdo sakrificë për të. Ardhja e tij në jetën time më ka sjellë shumë lumturi.
Cilat janë disa nga xhestet e tij që të japin më shumë kënaqësi?
Kur e përkëdhel ai gjithmonë reagon duke qeshur. Është një fëmijë i ëmbël. Dhe reagon shumë shpejt ndaj muzikës, e kutoj që qenka në gen!
Fëmijë të tjerë?
Absolutisht jo. Ose për momentin nuk mund të pohoj. Ndoshta shumë më vonë.