www.Zemra.Org

Çiftet grinden 312 herë në vit

Grindjet më së shpeshti eskalojnë ditën e enjte rreth orës 20 dhe zakonisht zgjasin për 10 minuta, ndërsa shkaktarët kryesorë janë imtësirat, si gotat e palara dhe peshqirët e lagur.

Grindjet në çifte zakonisht fillojnë nga imtësirat, si: peshqirët e lagur, ngritja e kapakut në wc, dhe rreth zgjedhjes së kanaleve televizive. Sipas një ankete në të cilën kishin marrë pjesë rreth 3.000 njerëz, grindjet zakonisht fillojnë në orën 20 të mbrëmjes dhe zgjasin për rreth dhjetë minuta. Gratë më shpesh janë të frustruar me shprehitë e partnerit, të cilat fillojnë të vërejnë vetëm pasi të fillojnë të jetojnë së bashku.

– Pothuajse të gjitha çiftet grinden, por vlen për të na hapur sytë.

Kuzhina është fushëbetejë

Kuzhina është vendi ku fillojnë shumica e grindjeve. Telashet, të cilat nisin aty, më së shpeshti nxiten si pasojë e papastërtisë dhe jo-rregullit. Rreth tetë nga dhjetë të anketuar janë deklaruar se ata do ta rregullonin kuzhinën, mirëpo, pas shpinës së partnerit.

Meshkujt e urrejnë kundërshtimin

Edhe pse meshkujt ndihen të relaksuar në shtëpi, ndërsa parregullsia nuk iu pengon edhe aq, ata janë më të ndjeshëm kur kundërshtohen nga partneri i tyre.

Shkaktarët më të shpeshtë të grindjeve:

1. Lënia e qimeve apo shamponit pas dushit.
2. Njollat në banjë.
3. Mos zëvendësimi i letrës së tualetit.
4. Lënia lart e kapakut të vaskës.
5. Lënia ndezur e dritës.
6. Enët e palara.
7. Peshqirët e lagur të lënë në shtrat apo dysheme.
8. Ndërrimi i shpeshtë i programit të TV-së.
9. Përgatitja e gjatë e partneres për të shëtitur.

Exit mobile version