Çifti Bekam, pret fëmijën e katërt
David dhe Victoria Beckham së shpejti do të bëhen prindër të një tjetër fëmije. Victoria Beckham është shtatzënë dhe në verë do të lindë fëmija i katërt i ciftit.
Aktualisht futbollisti anglez dhe bashëshortja e tij banojnë në Los Anxhelos, ku Bekam luan për LA Galaxy.
Ish-kapiteni britanik ka publikuar lajmin edhe në profilin e tij në facebook.
“Kam lajme të mira për të gjithë ju”-.shkruan Beckham “Victoria dhe unë presim fëmijën tonë të katërt këtë verë. Fëmijët janë shumë të gëzuar për ardhjen e vëllait apo të motrës së tyre. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i ciftit, Jo Milloy.
Cifti u martua në 1999 dhe janë prindër të tre fëmijëve, Bruklin, 11 vjec, Romeo, 8, dhe Kruz, 5. “Bruklin, Romeo, dhe Kruz janë shumë të kënaqur për ardhjen e vëllait apo motrës së tyre” shtoi.