VIP
Çifti mbretëror qëndron në një vilë 4000 £ nata
Princi William dhe princesha Catherine janë duke qëndruar në një vilë që kushton 4000 stërlina nata, në Seychelles, për muajin e mjaltit.
Çifti mbretëror – i cili u martua më 29 prill në kishën Abbey Westminster në Londër – ka fluturuar në një ishull privat, në brigjet lindore të Afrikës, për një pushim 10 ditor romantik, ku ata do të jenë të “përkëdhelur” jo vetëm nga luksi por edhe nga privatësia e plotë.
“Ishulli në të cilin ata ndodhen është i njohur për faktin se aty qëndrojnë shumë persona të famshëm që duan luks dhe privatësi. Të gjithë në atë ishull janë në muaj mjalti, kështu që William dhe Kate nuk do të kenë shqetësime” tha një burim.