VIP
Claudia Schiffer, 40-vjecarja më e bukur e Gjermanisë
Lolita, rocker-e apo femër fatale! 40 fytyrat e ndryshme të Claudia Schiffer, janë dhurata që gjermania “Zeit Magazin” i bën lexuesve për të festuar 40-vjetorin e modeles së famshme.
Janë 40 kopertinat në të cilat 40-vjecarja më e bukur e Gjermanisë pozon me stilet dhe imazhet e ndryshme te 10 viteve te fundit.
Fotografitë janë realizuar në Londër dhe kanë zgjatur dy ditë, gjatë të cilave modelja bjonde gjermane ka pozuar duke u transformuar si kamaleon nga një balerinë, në një Hippie, në një femër fatale apo në një rocker-e të mallkuar.