Në takimin ndërmjet Thaçit dhe sekretares amerikane, Clinton, që thuhet se ishte i paplanifikuar më parë në kuadër të vizitës së kryeministrit Thaçi në Bruksel është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Clinton, sipas kryeministrit Thaçi ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka kërkuar të njëjtat të zbatohen në mënyrë që të dëshmohet konstruktivitet.
Në këtë takim është diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa edhe në këtë fushë sekretarja amerikane e shtetit ka ofruar mbështetje, duke e bërë të qartë se Kosova nuk mund të mbetet e izoluar.
Më tej, Clinton ka kërkuar edhe nga qeveria të vazhdojë me reformat në gjyqësi dhe në sektorë tjerë të rëndësishëm, të ketë stabilitet politik etj.