BotaLajme

Clinton: Sulmi në Bengazi, të godasë ndërgjegjen e të gjithëve

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë, ku ka humbur jetën ambasadori Christopher Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë.

“Ky është një sulm që duhet të godasë ndërgjegjen e njerëzve të të gjitha besimeve në mbarë botën. Ne dënojmë në termat më të ashpër këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe dërgojmë lutjet tona për familjet, miqtë dhe kolegët e atyre që kemi humbur”, ka thënë Clinton.

Sipas saj, sulmi është kryer nga një grup i vogël dhe i egër militantësh dhe jo nga populli ose Qeveria e Libisë. “Miqësia mes dy vendeve tona, e lindur nga lufta e përbashkët, nuk do të jetë viktimë tjetër e këtij sulmi. Një Libi e lirë dhe e qëndrueshme vazhdon të jetë në interesat e Amerikës”, ka thënë Clinton.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button