Cokollata dhe euforia
Gjatë është dyshuar, por sot kjo është vërtetuar shkencërisht, se çdo i dyti person, çokollatën e konsideron kënaqësi “të gabuar”, ndërsa varësit me vështirësi e ndalin veten nga përjetimi i kënaqësisë që ofron ajo.
Tridhjetë gramë çokollatë përmbajnë 5 mg kafeinë dhe sasi të ndryshme të teobrominave: fjala është, në fakt, për sasi shumë të vogla të cilat mund të krahasohen, për shembull, me një filxhan kafeje pa kafeinë ose me një filxhan të çajit pa teinë. Mirëpo, megjithëkëtë, çokollata mund të na e shtojë aq mirë disponimin.
Është dëshmuar, madje, se e rrit pragun e durimit të dhembjes dhe stimulon edhe aftësitë fizike e mentale. Çokollata përmban edhe aminë, që e stimulon metabolizmin. Porse, mjerisht, ndikimi pozitiv i çokollatës nuk zgjat shumë. Ja, cilat janë simptomat tipike të përdorimit të tepërt:
* ndjeshmëria
* kokëdhembja e shkaktuar nga zgjerimi i enëve të gjakut në kokë
* tajitja e tepruar e lëngjeve të lukthit
* ritmi jo i rregullt i zemrës
* episodet e hipoglukemisë.
Domethënë, duhet pasur kujdes që të mos teprohet me këtë ushqim të preferuar, porse nuk duhet tentuar që përnjëherë të ndërpritet konsumimi i çokollatës, sepse kjo do të ishte me shumë stres për sistemin nervor. Më së miri është që gradualisht të zvogëlohet sasia deri në katër katrorka në ditë. Periudha e çmësimit mund të kalohet më lehtë me ndihmën e ushqimeve të tjera të cilat ndikojnë pozitivisht në disponim, siç është banania.