Dustin Poirier u zotua të trondiste botën dhe ai e bëri pikërisht këtë duke fituar me KO teknik në raundin e dytë në duelin ndaj Conor McGregor.
Amerikani Poirier i befasoi të gjithë duke e mposhtur irlandezin në rikthimin e tij në UFC, në raundin e dytë me nokaut. Por duket se kjo ndeshje ka ndikuar te McGregor i cili gjatë konferencës për shtyp u shfaq me paterica pasi nuk mbante dot ekuilibrin dhe ecte duke çaluar.
Në lidhje me duelin, i cili u ndërpre që në raundin e dytë, ka folur dhe fizioterapeuti Brian Sutterer i cili ka sqaruar se çfarë i bëri Poirieri me shkelmat e tij Conorit në këmbë.
Sipas mjekut për shkak të goditjeve, iralndezi ka pësuar dëmtime dhe ka vështirësi për të vënë peshën në atë këmbë. Në këtë mënyrë shpjegohet dhe fakti që pas ndeshje McGregor mbante parerica.
Goditjet e këmbëve të Poirier kontraktuan pjesën e jashtme të kyçit. Edhe menjëherë mund të shohim që McGregor ka disa dhimbje, duke pasur vështirësi për të vënë peshën në atë këmbë. Këmba e McGregor ishte në thelb e vdekur.
Një goditje në këtë zonë synon posaçërisht diçka që ne e quajmë nerv të përbashkët fibular … është nervi që furnizon kontrollin e muskujve në pjesën e poshtme të këmbës, por edhe disa nga ndjesitë tjera.