Çmimi fillestar i unazës do të jetë prej 20.000 deri 30.000 dollarë, ndërsa një burim i afërt me Crystal-in, e cila e la Hefner-in disa ditë para martesës, sqaroi edhe arsyen e shitjes së kësaj unaze të vlefshme.
“Crystal nuk ka mundur më ta shikojë atë unazë, pasi që i zgjonte kujtime të hidhura”, i tha ky burim portalit “TMZ”. Pasi që e anuloi martesën, shkoi te Hefner dhe deshi t’ia kthente unazën, por milioneri shpirtgjerë, nuk deshi ta marrë atë, sikurse as automobilin e markës “Bentley” të cilin ia dhuroi.