VIP
Dafina Rexhepi me kenge te re “Party and bullshit”
Këngëtarja kosovare Dafina Rexhepi është duke u përgatitur për klipin e saj të radhës.
Ajo së shpejti do të sjell një këngë të re të cilës do t’ia realizojë edhe videoklipin.
Kënga në fjalë do të jetë në duet, por se cili është i zgjedhuri i Dafinës, ajo ka pëlqyer ta mbajë të fshehtë.
Kënga titullohet “Party and bullshit” dhe është realizuar nga Strike dhe K-master të cilët janë muzikantë që jetojnë në Zvicër.
Dafina beson që kjo këngë do të dëgjohet shumë, pasi që është ekstra për ‘party’ ashtu siç quhet edhe kënga. Ndërsa videoklipi pritet të lansohet në nëntor.