VIP

Dafina Zeqiri dhe Getoari ofendohen publikisht

Për marrëdhëniet jo shumë të mira mes Dafina Zeqirit dhe Getoar Selimit kemi kohë që kemi shkruar, që pasi bshkëpunimi i tyre i shumëpërfolur u la përgjysmë.

Megjithatë, si nga ana e Dafinës, ashtu edhe nga Getoari, u tha se bëhej fjalë thjesht për një shtyrje për shkak të angazhimeve dhe se vazhdonin të ishin miq. Por ja që faktet na tregojnë të kundërtën.

Në faqen e tij në Twitter, Getoari është treguar i pamëshirshëm në komentet e bëra në emër të Dafina Zeqirit. “Dafina Zeqiri, ti je një vajzë e shëmtuar. Rita Ora është mbretëresha”,– janë këto fjalë të shkruara nga vetë rreperi kosovar. Për të vijuar më tej me të tjera ofendime: “Dafina Zeqiri jeton në banesën 200 euroshe nga ndarja me Krenarin! E shëmtuaaaar”. “Dështon koncerti i Dafina Zeqirit në Suedi, vendi ku ka jetuar”. Nuk e dimë se cila është arsyeja e gjithë këtij mllefi që Getoari shfaq ndaj këngëtares kosovare, aq më shumë që tani Dafina është edhe në një lidhje me Ledri Vulajn, i cili është pjesë e grupit “Baba Records” të themeluar nga Getoari.

Por ama dimë që Dafina nuk e ka kaluar në heshtje këtë episod dhe ka kthyer përgjigjen e saj në Facebook: “Po të kisha një ashtu… do ta kisha nxjerrë dhe do t’i kisha bërë shurrën në kokë. U them të gjithë atyre që më urrejnë që jam shumë në humor. As më plas fare…”.!  Game Over

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button