Dafina Zeqiri këndon gratis
Në muajt e parë të vitit të kaluar ishte krijuar një konflikt mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një organizatori të koncerteve në shtetet skandinave, me çka Dafina ishte nën menaxhim të ish të dashurit Krenar Çoçaj dhe kishte aranzhuar disa koncerte në Danimarkë e Suedi.
Njërin nga koncertet e kishte realizuar por për koncertin tjetër edhe pse kishte marrë të hollat prej 2.500 euro, ajo nuk ishte paraqitur në koncert duke dhënë arsyetim se kishte pasur disa probleme familjare. Me këtë rast, organizatori kishte reaguar duke kërkuar llogari nga këngëtarja pasi koncerti ishte paralajmëruar dhe ai në njërën anë kishte dalë si gënjeshtar para publikut kur kishte premtuar të sjellë Dafinën atje. Pas disa javë, filluan edhe akuzat mes këngëtares dhe organizatorit se kush kujt i ka borxh, pasi këngëtarja aludonte në atë se avansin e kishte marrë por nuk duhej t’i kthejë asgjë askujt. Por si duket kjo rezulton ndryshe.
Dafina megjithatë kishte pasur borxh dhe këtë borxh ajo do ta kthejë, por si? Me ndryshimet që pësuan në jetën private dhe në atë menaxheriale, këngëtarja tashmë ka një menaxher te ri, kurse për të dashur akoma nuk flitet. Me këtë rast, pas disa muajve Dafina do të përfomojë në disa shtete skandinave në koncerte por falas, për të shlyer borxhin të cilin e kishte prej 2.500 euro.