Teknologji

Dallimet dhe ngjashmëritë mes iPhone 5 dhe Galaxy S3

Dje ne kemi dëshmuar lansimin e produktit të shumëpritur të Apple, iPhone 5, i cili pritet të hyj në treg për shitje javën e ardhshme.

Ndërsa, rivali kryesor i këtij produkti, Galaxy S3 ka hyrë në tregun europian që nga maji i këtij viti.
Të gjithë atyre që janë të interesuar mbi teknologjinë dhe trendet më te fundit në pjesën telefonike të saj, u kanë ngacmuar kurreshtjen pyetjet mbi performancat dhe aftësitë e telefonave nga kompanitë më të përfolura dhe gjithashtu më të suksesshme të këtij tregu, Apple dhe Samsung.

Këtu po ju paraqesim disa nga dallimet dhe ngjashmëritë kryesore në performancë, mes dy produkteve më të reja nga kompanitë në fjalë.

Specifikimet e iPhone 5:

– Ekrani: 4 inç me rezolucion 1136×640 piksel
– Kapaciteti i memories: 16, 32, 64 gigabit, varësisht prej çmimit. Nuk ka mundësi zmadhimi me kartela shtesë të memories.
– Çmimi: fillon me 199 dollar, për 16gb memorie.
– Madhësia: lartësia 4.87 inç; gjerësia 2.31 inç.
– Pesha: 112 gram
– Kamera: 8 megapiskel në pjesë të prapme, 1.2 megapiksel në pjesën e përparme.
– Iniqizimi: HD – deri në 30 imazhe në sekond
– Bateria: Koha e bisedës është deri në 8 orë në 3G. Interneti punon deri në 8 orë në LTE dhe 10 orë në Wi-Fi. Deri në 10 orë shikim të videove. Bateria mund të ndërrohet vetëm nga personeli i shërbimeve të kompanisë.
– Pajtueshmëria në rrjet: 3G rrjet në mbarë botën, 4G LTE rrjet në SHBA, Kanadë, Japoni, Gjermani, Britani të Madhe, Australi, Kore të Jugut dhe Singapor.
– Sistemi Operativ: iOS 6
– Komunikimi Near-field (NFC): Nuk posedon

Specifikimet e Samsung Galaxy S III:

– Ekrani: 4.8 inç me rezolucion 1280×720 piksel
– Kapaciteti i memories: 16 ose 32gb. Mund të zmadhohet deri në 64gb me anë të kartelave të memories.
– Çmimi: Prej 99 dollar si model bazik
– Madhësia: lartësia: 5.4 inç; gjerësia: 2.8 inç
– Pesha: 133 gram
– Kamera: 8 megapiksel në pjesën e prapme, 1.9 megapiskel në pjesën e përparme
– Inqizimi: HD deri në 30 imazhe për sekond
– Bateria: Deri në 9 orë bisedë (varësisht nga rrjeti). Bateria mund të zëvendësohet nga përdoruesi.
– Përshtatshmëria në rrjet: 3G rrjet në gjithë botën, 4G LTE rrjet në SHBA, Kanadë, Kore të Jugut dhe në disa vende tjera
– Sistemi operativ: Ice Cream Sandwich nga Google Android
– Komunikimi Near-field (NFC): një qip lejon telefonin të luaj rolin e kredit kartelës në disa vende pagimi dhe mund të ndajë të dhëna pa wireless kur është afër telefonave tjerë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button