www.Zemra.Org

Del video shokuese si masakrohet emigranti nga policia greke

Një banor në sheshin “Amerika” në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ka filmuar me një kamera amatore, pamje shokuese të një grupi forcash speciale policore që masakrojnë egërsisht emigrantë duke i kapur në rrugë.

Skandali merr përmasa duke ngjallur zemërim tek vetë banorët grekë, raporton noa.al. Personi që ka filmuar pamjet dhe i hodhi në Youtube, bën këtë koment tek video rreth dyminutëshe: “Këto pamje nuk janë xhiruar as në Siri dhe as në Irak, por në Athinë, tek sheshi “Amerikis”. Është fare e qartë se po bëhemi një vend diktaturë, ku policia dhe shtetarët po bashkëpunojnë për ta pasur më së miri këtë emër. Këta policë të skuadrës DIAS, masakrojnë emigrantë të pambrojtur, duke anashkaluar çdo formë ligjore të një shoqërimi apo arrestimi.

Emigranti që shikoni në video, u dhunua frikshëm vetëm sepse kishte djegur disa plehra në kontejnerin që gjendej pranë lokalit ku punonte.

Lidhur me videon, ka mbërritur prononcim zyrtar nga Policia e Athinës që e gjeni më poshtë:

Informacion nga Policia e Greqisë

Lidhur me pamjet audio dhe video të publikuar në media më datë 20 prill 2012 pasdite, ku tregohen disa punonjës të Policisë së Greqisë që kryejnë veprime ndaj një shtetasi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Greqisë vendosi të nisë hetimet për sqarimin e rastit”.

Më herët dy ditë më parë, në Greqi bëri bujë dhe dëshmia rrënqethëse e emigrantit shqiptar i cili u torturua frikshëm në Athinë nga pesë policë grekë. NOA e publikoi dëshminë e plotë që e gjeni këtu.

Exit mobile version