Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e 65-të të përgjithshme të KB-së ishte?i pranishëm në të gjitha fjalimet e shefave të shteteve, përveç në fjalimin e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhat, njoftuan në MPJ.
“Gjatë kohës së fjalimit të Ahmadinexhatit, janë parashtruar qëndrime kontradiktore lidhur me sulmet mbi Qendrën tregtare botërore më 11 shtator të vitti 2001, që ishte shkak i mjaftueshëm që delegacioni i Maqedonisë së bashku me delegacionet e vendeve anëtare të BE-së ta braktisin sallën në shenjë të mosmiratimit të qëndrimeve të tilla.