KosovaLajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Demaçi: Shqiptarët do të bashkohen në një shtet

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, vlerëson se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen, nëse Beogradi nuk ndryshon politikën ndaj Prishtinës.

“Mund të ndodh që shqiptarët edhe të bashkohen, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë nëse Serbia do të jetë një pengesë për afirmimin dhe njohjen e Kosovës. Pra, bashkimi kombëtarë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Nëse shqiptarët tregohen të organizuar, atëherë bashkimi kombëtarë do të jetë një zhgëndërr”, tha Demaçi për “Lajm”. Sa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Demaçi thotë ato po zhvillohet pa vullnetin e kosovarëve. Sipas tij, dialogu i është imponuar Prishtinës nga Bashkimi Evropian. “Ne s’kemi pas qare pa bërë bisedime, sepse të njëjtat janë aranzhuar nga BE-ja dhe OKB-ja. Me ne akoma dikush tjetër është duke komanduar, por këta që i kemi ne në pushtet nuk guxojnë ta pranojnë këtë. Evropianët i bëjnë lëshime Serbisë sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE, ngaqë Serbia është një faktorë më i rëndësishëm se sa Kosova”, shtoi Demaçi. Lidhur me tensionet ndëretnike në Maqedoni, Demaçi tha se ato nxiten nga struktura të vjetra serbe të instatuluara në institucionet e Maqedonisë të cilët janë të interesuara të ruajnë armiqësinë me shqiptarët. (a.hajdari)

Veprat e Kadaresë për institucionet shqiptare

Instituti

“High Classic” ka dhuruar komplete me vepra të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare për biblioteka të shumë institucioneve dhe shkollave shqiptare në Maqedoni. Në emër të këtij institutit librat i ka dhuruar veprimtari Adem Dema;i. Në solemnitet i cili është në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë, kanë marrë pjesë edhe zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ambasadori kosovar Skender Durmishi dhe personalitete tjera.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button