LajmePolitika

Demhasaj: Serbia po dëshiron të fitoj eksterritorialitet me Manastirin e Deçanit

Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se problemet me rrugën Plavë-Deçan janë kryekëput politike e jo të natyrave siç i pretendon kisha serbe.

Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se problemi me Manastirin e Deçanit lidhet me pretendimet që Serbia ka për të fituar eksterritorialitet në procesin e dialogut.

Ai thotë se është e çuditshme kur vjen në pyetje interesi i tyre si serbët i referohen Planit të Ahtisarit.

“Serbia dhe serbët Planin e Ahtisarit e pranojnë pjesërisht vetëm kur vjen në pyetje interesi i tyre. Me planin e Ahtisarit u shpall pavarësia e Kosovës por serbët se pranojnë atë”.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu” thotë se manastiri ka lejuar të shkatërrohet rruga ekzistuese disa herë kur janë ndërtuar hidrocentralet sepse kanë pasur interes.

“Nëse kjo rrugë pengon manastirin, çfarë pengese i bënë shëtitorja apo shtrati i lumit manastirit. Kjo çështje është kryekëput politike dhe lidhet me bisedimet. Serbia në fillim dëshiron që eksterritorialiteti në fillim të zbatohet në terren duke mos lejuar të ndërtohet asgjë e më pas të mbetet vetëm nënshkrimi në Bruksel”, deklaroi Arton Demhasaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button