Roma krijoi epërsi të hershme me anë të Pablo Osvaldos, i cili u asistua nga Miralem Pjanic për të realizuar golin e avantazhit për Giallorossët (5’).
Në vazhdim Lacio zhvilloi lojë më të mirë, mirëpo gjysma e parë përfundoi me epërsinë e Romës që ishte mysafir në këtë ndeshje.
Në minutat e para të pjesës së dytë, Cristian Brocchi u ndalua brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga Simon Kjaer, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe ua dhuroi Biancocelestëve një penalti.
Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori Hernanes dhe u tregua i saktë për ta nivelizuar ndeshjen (51’).
Me epërsinë numerike në fushë, Lazio ishte skuadër më e rrezikshme duke krijuar raste, mirëpo e kishte të vështirë të vinte deri te goli i fitores.
Heroi i Giallorossëve rezultoi transferi i sivjetmë, Miroslav Klose, i cili në minutat shtesë (90’+3) realizoi golin e fitores pas asistimit të Matuzalem.