VIP
Dështon koncerti i Ermalit në Durrës
Mendohej se do të ishte një koncert i suksesshëm, ku do të mblidheshin pothuajse 1000 vetë sa është edhe kapaciteti i diskotekës ku do të këndonte. Por, koncerti i Ermal Fejzullahut, në një diskotekë verore pranë plazhit të Durrësit, rezultoi një katastrofë e vërtetë. Publiku zor se përbëhej nga 100 vetë, të cilët edhe ata u larguan një e nga një, duke lënë vetëm një grusht fansash besnikë të djalit të këngëtarit të madh Sabri Fejzullahu. Megjithatë, Ermali nuk u largua pa përmbushur detyrimin e tij ndaj fansave dhe menaxherëve të diskotekës dhe i këndoi të gjitha këngët që përbëjnë zakonisht një koncert të këtij lloji.