Shendetesi

Diabeti si pasojë e shurupit me fruktozë

diabetiVendet në të cilat në sasi të madhe përdoret shurupi nga misri i pasur me fruktozë ‘ndihmojnë’ rritjen e epidemisë globale të sëmundjes së diabetit, lloji 2. Kështu paralajmëron studimi i publikuar në revistën “Global Public Health”.

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë thekson se vendet ku në masë të madhe konsumohet shurupi i pasur me fruktozë, shkalla e sëmundjes së diabetit, lloji 2 për 20% është më e lartë në krahasim me ato vende në të cilat ëmbëltuesi i lartpërmendur nuk përdoret.

Po ashtu, i njëjti hulumtim ka treguar se përdorimi i shurupit nga misri i pasur me fruktozën (HFCS) faktor i pavarur në rritjen e diabetit, nuk varet as nga konsumimi i përgjithshëm i sheqerit apo nga shkalla e mbi peshës.

Gjatë studimit janë analizuar të dhënat rreth dispozicionit të shurupit nga misri i pasur me fruktozë në 42 vende, duke ardhur në përfundim se 8% e personave me konsumin e shurupit me fruktozë vuajnë nga diabeti, lloji 2, në krahasim me 6,7% të sëmurëve nga diabeti në vendet ku ky ëmbëltues nuk përdoret.

Show More

Related Articles

Back to top button