VIP

Diana Avdiu, e bukura e ‘Miss Universe’

Diana është njëra prej vajzave, e cila nuk ka dashur që ëndrra e saj e kahershme të mbetet në sirtar. Tashmë ajo ka një karrierë, një emër, një ëndrra të realizuar dhe synime për të qëndruar në botën e spektaklit…

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Një projekt të madh ka nisur dhe jo pak të tjerë e presin për në të ardhmen. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në garën botërore “Miss Universe 2012” që do të mbahet në muajin dhjetor. Të gjitha këto, ajo i tregon në këtë intervistë për portalin tonë…

Kush është Diana Avdiu për të gjithë ata që nuk e njohin, na tregoni pak për veten?
Jam 19 vjeçare, kam përfunduar shkollën e mesme, mendoj të vazhdoj studimet në regji filmi.

E keni nisur me fitoren e një kurore miss-i… Je zgjedhur edhe ‘Miss Press’ dhe ‘Miss Interneti’, në një konkurrencë të madhe në mesin e 21 vajzave…Si u ndiet kur dëgjuat emrin tuaj, që do të vazhdonit garën për kurorën e ‘Miss Universe’?
Unë u ndjeva jashtëzakonisht e lumtur, më dukej jetoja një ëndërr. Edhe dy çmimet tjera, më gëzuan, sepse mora forcë për të vazhduar deri në fund. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të shikoj përpara për pjesën tjetër të konkurrimit.

Pa dyshim, ju jeni vajzë me fat, jo vetëm sepse jeni e bukur, por edhe sepse imazhi i juaj përfaqësoi një komb në “Miss Universe 2012”. A mund të na tregoni diçka mbi këtë eksperiencë? 
Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një prej vendimeve më të mira që kam marrë ndonjëherë! Edhe evenimenti në vetvete ishte një eksperiencë e paharrueshme për mua.

Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?
Fakti që do përfaqësoj vendin në “Miss Universe”.

Konkurruat dhe fituat. Mendoni se këtu jeta juaj merr një tjetër kthesë? Të ardhmen tuaj e shihni të lidhur me modelimin?
Më pëlqen, pa dyshim. Por këtë pjesë e shoh edhe si një kujtim, që do të më mbetet më vonë nga vetja. Më vonë, ashtu si çdokush në këtë moshë, dëshiroj të kontribuoj për t’i sjellë botës diçka të re.

Duket se, tashmë iu kanë hapur portat e suksesit dhe afirmimit… 
Shpresoj që në këto porta të hapura të hyj dhe të rri gjatë…

Të qenit e bukur është një privilegj. Ju e besoni një gjë të tillë?
Është një privilegj, por ka edhe kjo anën e saj të vështirë, pasi je më e sulmuar.

Jeta është një garë dhe plot sfida. Duket se jetën po e jetoni bukur, kurse sfidat po i tejkaloni?
Sfidat janë të mira se na sprovojnë. I mirëpres dhe përballem me to.

E ke menduar gjithmonë veten një modele? Ky është profesioni që ke dëshiruar, apo gjithçka erdhi rastësisht?
Ka ardhur rastësisht, por tani jam e mishëruar me punën që bëj dhe ndjej përgjegjësi, gjithmonë do të punoj me përkushtim.

A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?
Kam marrë pjesë në ¨Miss Fushë-Kosova 2009¨ dhe jam fituese e emisionit ¨Unë jam Top Model¨.

Cilat janë karakteristikat e veçanta që ju ia njihni mirë vetes?
Thjeshtësia dhe vendosmëria.

Kur një vajzë bëhet miss është e lidhur me skenën, spektaklin, dukjen. Ju e keni këtë kompleks? 
Nuk jam shumë e kompleksuar, por kujdesem për çdo gjë. Unë nuk jetoj për tu dukur. Kënaqësinë e marr në rrugë, në shoqërinë time. Nuk kam nevojë të shfaqem kudo dhe t’i bëj reklamë vetes.

Përgjithësisht e ndiqni modën?
Po. Unë vesh ato që më shkojnë mua në trup, që më rrinë mirë dhe më pëlqejnë.

Çka shmangni posaçërisht të vishni, e çka vishni kur dëshironi të shkëlqeni? 
Nuk kam diçka të veçantë që e shmang nga veshja, por kur dëshiroj të shkëlqej, bëj zgjidhje të shpejt, sepse po u mundova shumë, vjen në shprehje kompleksi se nuk do dukem bukur.

Po lini përshtypjen e një vajze të fuqishme në fotografi dhe në skenë. Cila jeni në jetën private? 
E vendosur, e thjeshtë.

Ku ke planifikuar të kalosh sivjet pushimet?
Në Turqi.

Cilat janë preokupimet tuaja aktuale? 
Qëllimi im është të jem e lumtur dhe unë dua të jem e suksesshme, jo vetëm në modelim. Kam disa plane që do t’i shpalosi në të ardhmen.

Faleminderit e bukura universale, Diana?
Faleminderit juve, shpresoj t’ju bëj krenar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button