VIP
Diana Avdiu nuk ka kohë për dashuri
Duket se bukuroshes shqiptare, Diana Avdiu, i pëlqen shumë fakti se është e vetmuar, pasi ajo e ka shprehur hapur kënaqësinë për këtë në rrjetet sociale.
Bukuroshes po i pëlqen fakti që është ende beqare dhe ajo nuk ka hezituar ta shprehë këtë në Facebook ku ka postuar fotografi me mbishkrimin: “I’m Single”.
Sigurisht, ajo ka shumë oferta si për punë, ashtu dhe për të nisur një lidhje, por Diana thotë se është ende e qetë në jetën e saj private.
“Jam e përqëndruar vetëm në punë, dua të ndërtoj një karrierë të ndritur në fushën e modës. Besoj se ka kohë për dashuri”, ka thënë Diana për Zëri.