Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Dibër, vritet një person pas konfliktit për prishjen e pishave
Një konflikt mes dy personash për prishjen e pishave ka çuar në vrasjen e njërit prej tyre, në zonën e Fushë-Lurës në Dibër. Ngjarja e rëndë për motive të dobëta ndodhi te henen ne mesdite.
Konflikti për pishat është zgjidhur me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend Nuri Kuci.
Policia e Dibrës bën me dije se autori i vrasjes është Faslli Hoti.
Por, sipas policisë Faslli Hoti pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij tentoi të vrasë veten me armën me të cilën vrau Nuri Kucin.
Ndërkohë mësohet se Faslli Hoti është i plagosur rëndë.
Autori i ngjarjes është dërguar për t’u mjekuar në spitalin e qytetit.