VIP

Diellza, femër e pjekur në “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” do të rikthehet pas shumë vitesh dhe përsëri protagonistja e tij do të jetë Diellza Kolgeci. Këtë herë ajo do të vijë në rolin e një femre në karrierë dhe më të sigurt në vete.

“Pas gati 16 viteve sigurisht që rikthimi im do të ketë shumë ndryshime. Roli do të jetë më i ndërlikuar pasi nuk jam më ajo adoleshentja e përkëdhelur, tani jam një femër me një karrierë në Neë York. Një femër e pjekur e që ka kaluar shumë gjëra e që nga ajo kohë është një person tjetër, por që e kaluara e saj lidhet edhe me të sotmen”.

“Sikurse edhe roli kur isha përkrah aktorit të madh Faruk Begolli edhe tani është një rol kryesor që ka shumë përgjegjësi dhe është i rëndësisë së madhe, pasi edhe këtë herë jam personazh kryesor. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se luajnë edhe aktorë shumë të mëdhenj, siç është Çun Lajqi”.

“Ka shumë gjëra që e bëjnë të veçantë këtë film, por atë ç’ka dua të zbuloj është se këtë herë nuk preket vetëm Kosova, por edhe Shqipëria dhe do ketë shumë momente interesante në të. Është kënaqësi të punosh me njerëz që janë aq profesionistë dhe këtë kanë dëshmuar me punën e tyre, siç është edhe Ekrem Kryeziu (regjisori i filmit)”, ka thënë Diellza në një intervistë për suplementin “Thash & Them” të gazetës Shqiptarja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button