Diellza Kolgeci largohet nga “E Diell”
Ka mjaftuar një puntatë për të bindur Diellza Kolgecin të largohet përfundimisht nga spektakli “E diell”. Diellza ia ka komunikuar vendimin e saj këtë javë autorit të programit Armend Rexhepagiq. Sipas Bluetooth nga thashethemet që qarkullojnë në “Top Channel”, mësohet se arsyet e largimit kanë të bëjnë me pakënaqësitë e Diellzës për rolin e vogël që i kishin dhënë në këtë spektakël. Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Diellza ka shprehur pakënaqësitë për pozicionin e saj të ri në spektakël. “Nuk i përshtatet karakterit tim ndaj nuk mund të vazhdoj më tej”, mësohet t’i ketë thënë ajo miqve të saj. Në të vërtetë, formati i sivjetshëm i “E diell” ka pasur ndryshime të rëndësishme. I ndarë në disa minirubrika, prezantueset e vjetshme janë ridimensionuar në këto minirubrika, ku Diellzës i është ngarkuar një intervistë me një personazh. Ndoshta zgjedhja e personazheve, minutazhi i reduktuar i kësaj rubrike, ose ‘background’-i i zgjedhur për të realizuar intervistën, janë copëza arsyesh bindëse për të hequr dorë njëherë e mirë nga një projekt i madh televiziv.