Autobusi i një kompanie shqiptare në Greqi që kryen transport udhëtarësh i linjës Tiranë-Athinë, është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin grek në sheshin Karaiskaki, shkruan tvklan.al.
Në momentin e përfshirjes nga flakët, autobusi ishte i parkuar përpara zyrave të kompanisë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga ngjarja nuk pati asnjë person të lënduar.
Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht, megjithatë kjo mbetet për t’u hetuar.
Pronari i agjencisë shqiptare deklaroi se nuk ka asnjë dijeni rreth shkaqeve të zjarrit dhe as nuk kishte pasur më parë kërcënime.