Vetë Mildred pranoi në një intervistë se bashkëshortja e Arnie-t, Maria Shriver, e kishte pikasur ngjashmërinë e fëmijës me burrin e saj.
“Unë shpresoj që cifti të arrijë të gjejë gjuhën e përbashkët. Vetë Maria, e cila dyshonte, më pyeti nëse Joseph, ishte djali i Arnoldit. Kur i thashë si qëndronin punët, ajo u tregua shumë e fortë, qau bashkë me mua dhe më ndihmoi të ngrihesha. U përqafuam dhe unë i thashë që nuk ishte faji i Arndoldit, por i të dyve”, rrëfen Baena, 50-vjecarja me origjinë nga Guatemala, versionin e saj të ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se Joseph është i lumtur që babai i tij i vërtetë është Schwarzenegger.