Kiro Terziev, 36 vjeç me pushkë gjuetie ka vrarë dy prindërit e tij në fshatin Nikoliq të Dojranit.
Sipas njoftimeve të policisë, djali në gjendje të rëndë psikike dhe nën ndikimin e alkoolit ka hyrë në mesnatë në shtëpinë e prindërve, duke shtënë me pushkën e gjuetisë në trupin e tyre.
Të vrarë në vendin e ngjarjes kanë ngelur Mito Terziev, 67 vjeç dhe Tatjana Terziev, po ashtu 67 vjeç, e cila ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Incidentit tragjik i ka paraprirë një zënkë në kafenenë e fshatit, ku djali vrasës po pinte alkool me shoqërinë e tij. Nëna e tij kishte mbërritur në kafene duke i sugjeruar djalit që të mos teproj me alkool. Menjëherë pas kësaj ngjarje, nën ndikimin e alkoolit djali Kiro Terziev ka rrëmbyer armën duke lënë të vdekur dy prindërit e tij.