www.Zemra.Org

Djalli në një shtëpi të Novi Pazarit, policia bën roje

Esa Vrujçanin ka alarmuar policinë e Novi Pazarit se në shtëpinë e tij është i pranishëm një djallë, që po shkakton frikë dhe tensione.

Kjo ngjarje është shndërruar si ndër temat kryesore në rajonin e Sanxhakut, ndërsa policia para dy ditësh me dy patrulla policore është e pranishme para oborrit të shtëpisë që gjendet në lagjen Haxhet.

Familja Vrujçanin ka kërkuar që qytetarët të largohen pranë shtëpisë së tyre, derisa të largojnë problemin e tyre të madh me djallin e paraqitur, që paraqitet si hije dhe me një gjatësi prej dy metrave i mbuluar me rrobe të bardha dhe me fytyrë të padukshme.

Siç bëhet e ditur në shtëpinë e kësaj familje janë tubuar imam të njohur të Sanxhakut dhe nga Bosnja, të cilët përmes këndimit të ajeteve nga Kurani i shenjtë po bëjnë përpjekje për të goditur dhe larguar djallin nga shtëpia.

Rruga ku gjendet shtëpia në këtë muaj të Ramazanit është bërë më e frekuentuara dhe se qytetarët grumbullohen për kureshtje. Disa thashetheme që kanë qarkulluar janë se pronari i shtëpisë është përleshur me djallin dhe se ka arritur të shpëtojë. Mirëpo, familja zyrtarisht asgjë nuk ka folur.

Lagja Haxhet gjendet në varrezat e myslimanëve të pushkatuar në vitet 1944-45.

Exit mobile version