VIP

Do ta bëj Gjilanin si Milanon

Vali Corleone, djaloshi i cili është bërë i famshëm së fundi për stilin e tij të jetës dhe deklaratat bombastike ndaj bukurosheve të estradës, ka vendosur të konkurrojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndoshta shaka e tij, apo iniciativë serioze, por Vali e ka publikuar lajmin në profilin e tij zyrtar në Facebook, dhe madje është i bindur se do të marrë 97 për qind të votave, duke lënë dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK me 2, respektivisht 1 për qind.

Edhe pse ende nuk di me saktësi nëse do të konkurrojë, pasi ka dilema, ai është zotuar se do ta bëjë Gjilanin si Milanon nëse bëhet kryetar.

“MBAS SHUM BISEDIMESH QE KISHEM SOT NGA FAMIGLIA NGA SHOKET DHE PRAP NUK MUNDESHA ME MARR VENDIM QE A ME KONKURU PER KRYETAR TE GJILANIT ME FALNI TE GILANIT APO JO ME KONKURU SI KANDIDAT I PANVARUR PERSHKAQE QE SHUM NJERZ ME QOJN MSG NE FB NEPER CELULARE E NEPERMJET SHUM GJERAV QE I DUHEM KETI VENDI UN ME QENE KRYETAR”.

“UN E DI QE MU BE KRYETAR, GILANIN E BEJ SI MILANO POR SDI ENDE EDHE E DI QE ME KONKURU UNE JA SA PERQIND I MARR UN VOTA JA SA PERQIND I MARRIN ATA PARTIT TJERA PRINCVALENTINO CORLEONE 97% PASTAJ PDK 2% LDK 1% EDHE PER KRYETAR TE SHTETIT E NJEJTA PERQINDJE KISH ME QENE POR UNE K.SHTETI JO SEPSE BANKEN BOTRORE E BANKROTOJ TU INVESTU PER KOSOVEN. ENDE NUK KAM MARR VENDIM SE QKA ME BE PER GILANIN A ME HY A JO VETEM BONA E HYNA TA KENI PARASYSH SE MILANO KO ME BEEE HH E DINI JU KETE MA MIR SE UNE AMICO DHE AMICA. JO LIKE JO KOMENT == NO LIKE NO COMENT”, ka shkruar Vali në faqen e tij në Facebook.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button