Kur bëhet fjalë për masturbimin vëmendja është e madhe. Kjo është një temë interesantë që ngjall shumë kureshtje. Dëshironi të mësoni se sa dhe si si vetëkënaqen femrat, si edhe meshkujt si e fshehin masturbimin nga ato?
Rreth 70 për qind e femrave masturbojnë rregullisht, 50 për qind e tyre e bëjnë këtë pa marrë parasysh a kanë partnerë apo jo, ndërkaq vetëm 10 për qind e femrave thonë se këtë gjë nuk e kanë bërë kurrë.
Megjithatë, duket se si vetëkënaqja femërore është akoma një temë tabu.
Një video e publikuar nga BuzzFeed thyen tabutë dhe në mënyrë interesante tregon se si do të dukej masturbimi sikur femra të fliste hapur me partnerin e vet mbi vetëkënaqjen, si e imagjinojnë meshkujt masturbimin femëror, por edhe të gjitha masat të cilat meshkujt i marrin në mënyrë që të fshehin “punën me dorë” para partnereve të tyre.
Duke pasur parasysh që seksualiteti është karakteristikë e të gjithë njerëzve, pyetja e cila imponohet është për ç’arsye në shfaqjen e afshit mashkullor shikohet si diçka që është normale, ndërkaq kur është fjala për femrat nuk shikohet ashtu.