VIP

Do doja t’i propozoja një mashkulli, por s’kam guxim

Vesa Luma, këngëtarja e njohur kosovare ka thënë së fundmi në një intervistë për një medium atje se asaj i pëlqejnë femrat të cilat marrin guximin t’i propozojnë një mashkulli, edhe pse ajo ka pranuar se nuk e ka një guxim të tillë.

Gjatë një interviste ekskluzive Vesa ka folur për dashurinë dhe për raportet mes vajzave dhe djemve, duke treguar anën e saj feministe. “Nuk i kam propozuar unë asnjë mashkulli, por më pëlqejnë femrat, të cilat e kanë guximin ta bëjnë.

Në fund të fundit, nuk është e rëndësishme kush kënd e propozon, apo jo?“, – është shprehur Vesa. Sipas saj në dashuri jo gjithçka është e ëmbël, pasi aty mund të hasim “edhe në gjemba“. E kjo, sipas Vesës, vlen edhe për meshkujt. “Jo vetëm për vajza, por edhe për meshkuj dhe për çdokënd që di të dashurojë dhe ka ndjenja, dashuria është kopsht ku ka edhe trëndafila, por edhe gjemba“.

“Në shumë raste meshkujt ndjehen inferior ndaj femrave të fuqishme, por e kam një bindje që femrat e fuqishme janë shumë më të thjeshta dhe më të kuptueshme…dinë të vlerësojnë më shumë një mashkull“, – ka pohuar këngëtarja më tej në intervistë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button